PEMA DHE ZJARRI
Pėrrallė
Nė njė shkretėtirė, njė zjarr ishte duke u mėrzitur ca.
- Ngado qė tė hedh sytė para, prapa, djathtas, majtas s'ka njeri pėr tė shkėmbyer njė fjalė, dikė pėr tė dashur.
Dihet qė shikimi i tė tjerėve, ku pasqyrohet qenia jonė, na bėn tė ndihemi tė gjallė.
Paskėndaj, zjarri vendosi te ikte ; nė kėrkim te njė miku pėr tė folur; njė tjetėr si vetvetja, ndoshta.
Mbushi njė bohēe (njė grumbull shkrumbujsh e hiresh) dhe mori rrugėn nėn rrezet e diellit.
Eci e eci pėr njė kohė tė gjatė... aq sa iu duk sikur po shuhej vetė.
Mirėpo ajri, me praninė e tij tė padukshme, e ruante. Sa herė qė zjarrit i humbiste flaka, ashtu si padashur, ajri i frynte nė vesh:
- Ripėrterihu, miku zjarr ! Ndriēo ! ndriēo ! nėn rrezet e diellit !
E zjarri fryhej sėrish, me flakė plot.
Kėshtu vazhdoi tė kėrciste deri ne fund tė horizontit, qė e kapėrceu si gjėnė mė tė natyrshme.
Nga ana tjetėr, pėrtej horizontit, i zuri syri : njė pemė !
Ishte njė lis madhėshtor e shekullor, qė kishte njohur fėmijėrinė e Universit. Njė lis si ata qė asnjė fjalor nuk e pėrmend. Njė lis i lirė, i lirė si ajri !
Zjarri iu afrua e tek iu hodh pėr ta pėrqafuar, i tha :
- Mė nė fund, o miku im, ja ku je. Sa tė kam ėndėrruar !
Mirėpo pema, me kujdesin e njė plaku te menēur, duke e larguar nga degėt i tha nė shkundje e sipėr :
- Jepi rrugės nga je nisur, o zjarr ! Mos m'u afro !
- Po ē'tė bėra ? pyeti i ngurosur, zjarri. Pse mė hedh poshtė nė kėtė mėnyrė?
- Nuk ėshtė se mė bėre gjė, i tha pema. Po ia kam frikėn natyrės tėnde.
- Me sy tė avulluar, zjarri vazhdoi rrugėn.
Si mund te kuptohet njė refuzim i tillė, pa bėrė gjė, pa thėnė gjė... Si mund tė pranohet njė padrejtėsi e tillė ?!
Njė vit a mė shumė, pothuajse i shuar, zjarri u end andej-kėtej nėpėr botė. Pastaj, pasi i ra rreth e rrotull, u gjend prapė nė shkretėtirėn e tij.
- Ja ku erdha nė vatrėn time, tha me vete. Sikur u zgjova nga njė ėndėrr e keqe.
Nė tė njėjtin moment, ndjeu njė prani, miqėsore, tė njohur.
- Nuk je vetėm, o zjarr. Kėtu mė ke, afėr teje...
- Kush je ti qė po mė flet ?
- Jam ajri, miku yt i vjetėr, ai qė tė mbron.
- Po pse nuk tė kam ndjerė mė pėrpara ?
- Ngaqė ishe shumė i zėnė duke kėrkuar vetveten, psherėtiu ajri. E nė kėto fjalė pėrqafoi zjarrin.
E zjarri pėrqafoi ajrin.
Dhe aty, nė shkretėtire, tė dy plasėn. Sė qeshuri. Si njė rrymė ajri e pamasė !
Traduction en albanais de Mandi Gueguen
(c) Daniel LEDUC
|